Kurti ia paraqet presidentes qëndrimin e Vetëvendosjes për t’i shtyrë zgjedhjet

13.09.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit në presidencë të ftuar nga Vjosa Osmani për të diskutuar shtyrjen e zgjedhjeve. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është për shtyrje të zgjedhjeve. Sidoqoftë ai ka thënë se nuk imponon qëndrimin e VV-së dhe do ta respektoj cilido vendim që merret. Pjesë nga deklarata […]

Kurti ia paraqet presidentes qëndrimin e Vetëvendosjes për t’i shtyrë zgjedhjet Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit në presidencë të ftuar nga Vjosa Osmani për të diskutuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është për shtyrje të zgjedhjeve.

Sidoqoftë ai ka thënë se nuk imponon qëndrimin e VV-së dhe do ta respektoj cilido vendim që merret.

Pjesë nga deklarata e Kurtit pas takimit në presidencë:

“Sapo përfunduam takimin në presidencë ku paraqitëm qëndrime te veçanta.

Unë paraqita qëndrimin e VV-së që është për respektimin e rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që është për shtyrjen e zgjedhjeve.

Duke pas parasysh se kemi një përmirësim të sitautës me pandeminë në mënyre që ky permirësim të mos ndalet që të mos kemi vale të re, ne jemi për shtyjre të zgjedhjeve.

Sidoqoftë nuk imponojmë qëndrimin tonë. Ne do ta respektojmë cilindo vendim që merret”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shtyrja a zgjedhjeve, sipas tij, i kushton më së shumti VV-së./IndeksOnline/