Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

16.10.2021

Në këto zgjedhje do të garojnë 48 subjekte politike, nga të cilat 18 janë parti politike, një është një koalicion, 17 nisma qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave nga 165 sish që janë në garë. Në Komunën e Suharekës janë katër kandidatë për kryetar komune dhe 170 për asamble komunale. Fushata […]

Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë Foto: Ilustrim

Në këto zgjedhje do të garojnë 48 subjekte politike, nga të cilat 18 janë parti politike, një është një koalicion, 17 nisma qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave nga 165 sish që janë në garë.

Në Komunën e Suharekës janë katër kandidatë për kryetar komune dhe 170 për asamble komunale.

Fushata zgjedhore filloi më 16 tetor dhe zgjat deri në mesnatën e sotme.

Votimi në zgjedhjet e së dielës do të ndiqet nga më shumë se 20,000 vëzhgues, përfaqësues të shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe ambasadave të huaja.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për shkak të zgjedhjeve lokale, të mos zbatohet kufizimi i lëvizjes për anëtarët e vendvotimeve dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga 16 tetori në orën 22:00 deri më 18 tetor në orën 5:00.