Dita e fundit e fushatës, mbi 3000 policë, 80 prokurorë e 35 gjyqtarë aktiv më 17 tetor

15.10.2021

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve (e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e diel). Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të […]

Dita e fundit e fushatës, mbi 3000 policë, 80 prokurorë e 35 gjyqtarë aktiv më 17 tetor Foto: Ilustrim

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve (e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e diel).

Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Si shkelje e heshtjes zgjedhore mund të vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet.

Çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve.

Po ashtu shkelje e heshtjes zgjedhore mund të vlerësohet edhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Parapërgatitjet për ditën e zgjedhjeve tashmë kanë filluar ku nga KQZ kanë bërë të ditur se edhe për këto zgjedhje kanë 80 prokurorë kujdestar që do të operojnë në kohë të rregullt dhe reale në 38 komunat e Kosovës.

Edhe policia ka filluar përgatitjet e urdhrit operativ dhe në bazë të autorizimeve që ka do të përdor të gjitha kapacitetet e saja që të sigurojë ruajtjen e rendit. PK-ja ka hartuar urdhrin operativ në nivel vendi ku parashihen të gjitha masat. Derisa, i pari i Policisë ka thënë se 3 252 zyrtarë policorë do të jenë aktiv në ditën e zgjedhjeve lokale.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka angazhuar 35 gjyqtarë kujdestar në ditën e zgjedhjeve, ka konfirmuar Fatime Dermaku nga ky institucion.