Abdixhiku viziton Suharekën, optimizmi për fitore është më i madh se kurdo herë

Dega e LDK-së dhe Ardian Shala si kryetar i degës dhe kandidat për kryetar të komunës, kanë qenë të nderuar, me praninë e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

25.09.2021 / Zgjedhjet

Abdixhiku viziton Suharekën, optimizmi për fitore është më i madh se kurdo herë
Foto: Ardian Shala dhe Lumir Abdixhiku / Facebook

Gjatë takimit të përbashkët me kandidatët për Asamble dhe takimit me Forumin rinor, Shala ka theksuar mobilizimin e fuqishëm si asnjë herë më parë, motivimin për fitore, gjithëpërfshirjen për fitoren plebishitare të LDK-së dhe rikthimin e fuqishëm në bastion, vendin që i ka takuar dhe i takon.

Me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kandidatin për kryetar të Suharekës, Ardian Shalën vizituan tri bastione të LDK-së, Vraniq, Samadrexhë dhe Studençan, ku diskutuan për ndryshimin që e pret Suharekën dhe komunat tjera të Kosovës, ku optimizmi, vullneti dhe gatishmëria për fitore, është më e madhe se kurdo herë në zgjedhjet lokale.


“Diskutuam me qytetarët e këtyre tri fshatrave se Suhareka do të jetë për të gjithë, do të qeverisim me transparencë dhe llogaridhënie, sepse LDK e ka synim mirëqenien e qytetarëve, barazinë para ligjit dhe shërbime cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftim të Shalës.

Po ashtu, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e daljes në votime si dhe rikthimin e besimit në institucione e në veçantin pushtetin lokal.

“Z. Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e daljes në votime, rikthimin e besimit në institucione, në veçanti në pushtetin lokal ku komunat që drejtohen nga LDK janë shembull i qeverisjes së mirë, gjithëpërfshirëse, në pajtim me prioritetet e qytetarëve”, thuhet më tutje në njoftim të Ardian Shalës.

Gjithashtu, më tutje thuhet se: “Takimet me qytetarët, së bashku me z. Abdixhiku ishin shumë të sinqerta dhe përmbajtjesore, sepse, diskutimi ishte i drejtuar rreth nevojave të qytetarëve, prioritetet e tyre pa klientelizëm, ndalja e mëtejme e anashkalimit të zhvillimit të gjithanshëm të kësaj ane”.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *