[VIDEO] Për herë të dytë në Kosovë, më 22 qershor organizohet Karnavali “Golden Eagle”

14.06.2019

Data 22 qershor është rezervuar për Karnavalin “Golden Eagle”, që për herë të dytë organizohet në qytetin e Suharekës, dhe mirëpret të gjithë qytetaret e Kosovës. Karnavali pritet t’i japë llojllojshmërinë e shumë ngjyrave qytetit, për të gjitha grupmoshat, pa dallim, ku grupet pjesëmarrëse do të shfaqin vlerat e tyre artistike për të gjithë pjesëmarrësit […]

[VIDEO] Për herë të dytë në Kosovë, më 22 qershor organizohet Karnavali “Golden Eagle” Foto: Ilustrim

Data 22 qershor është rezervuar për Karnavalin “Golden Eagle”, që për herë të dytë organizohet në qytetin e Suharekës, dhe mirëpret të gjithë qytetaret e Kosovës. Karnavali pritet t’i japë llojllojshmërinë e shumë ngjyrave qytetit, për të gjitha grupmoshat, pa dallim, ku grupet pjesëmarrëse do të shfaqin vlerat e tyre artistike për të gjithë pjesëmarrësit në Karnavalin “Golden Eagle”.

Organizatorët thonë që të gjithë përgatitjet tash më janë bëre, që ky Karnaval të kthehet në nje festë të madhe per qytetin.

Në edicionin e tij të dytë, Karnavali “Golden Eagle” do të vijë me shumë surpriza, ku pjesëmarrëse do të jenë mbi njëzet grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Meksika, Kili  dhe Spanja dhe do ti argëtojnë pjesëmarrësit, fillimisht duke parakaluar për gjatë rrugës kryesore të qytetit, dhe do të zhvendosen në skenën kryesore ku do të përformojnë  disa nga grupet, dhe kulmi i mbrëmjes do të jetë performanca  në skenën e madhe  nga Kastriot Rexha MAJK dhe Ronela Hajati.

Përveç argëtimit, gjatë Karnavalit qytetarët do të kenë mundësi që të shërbehen edhe me ushqim, me çmime simbolike, në shtandet që janë të vendosura në qytet.

Karnavali “Golden Eagle” mbahet më 22.06.2019, nga ora 17:00, dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes së 22 qershorit.