19.07.2019, 10:40

[VIDEO] Mbyllja e lojërave të fatit, duartrokitet Bali Muharremaj

I ftuar në emisionin Portal Show në TV Dukagjini me nikoqir Jeton Zogjanin në mesin e artistëve ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndër arritjet e deritanishme të Komunës së Suharekës, Muharremaj ka theksuar edhe iniciativën e tij për peticionin për mbylljen e lojërave të fatit duke mos harruar të përmend edhe mbështetjen e partive opozitare në Suharekë.

Ai edhe njëherish ka falënderuar qytetarët dhe partitë opozitare që Muharremaj më shumë i konsideron si partner, për mbështetjen e dhënë për këtë iniciativë.

Ka qenë humoristi i njohur Rasim Thaçi-CIMA ai që ka kërkuar që të uroj kryetarin Muharremaj mandej nga të ftuarit ka kërkuar që të duartrokasin kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për këtë iniciativë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” heqin dorë nga greva

“Kerkoj falje a ban me ja dhan doren, qe pse po ja jap doren, ni daj i jemi lujke kazino e vike cullak ne shpi e tash po vjen vesh, a ka munsi ni duartrokitje tash krejt ” është shprehur CIMA.