[VIDEO] Bali Muharremaj përkujton Besim Ndrecën, Ukë Bytyçin e Fadil Vatën!
- 10.06.2019
- 0 komente
![[VIDEO] Bali Muharremaj përkujton Besim Ndrecën, Ukë Bytyçin e Fadil Vatën!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/06/perkujtim.png)
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në prag të 13 qershorit, “Ditës së Çlirimit” të Komunës së Suharekës ka uruar qytetarët me një video spektakolare dhe një fjalim rrënqethës.
E veçanta e kësaj video është kryetari Muharremaj përveç martirëve dhe dëshmorëve ka përkujtuar heroin Besim Ndreca, Fadil Vata, ish-kryetarin Ukë Bytyçi.
“Çdo gjë që sot ne e jetojmë dhe duket më e lehtë, më e mundshme është fal tyre. Ata janë krenaria jonë. Ata ishin të sigurtë që ekzistonte mundësia që ne sot të jetonim të lirë, dhe për këtë dhanë gjithçka. Veprimet e tyre ndër breza ishin triumfi i një përpjekje shekullore, që ne ta gëzojmë të ardhmen me shumë mundësi.
Ata me qindra e me mijëra u sakrifikuan, që ne në miliona ta jetonim të ardhmen. Ata ishin bashkë në stuhitë e luftës që të tregohej dashuria për vendin. Burra e gra, fëmijë e pleq, jetuan dhe ranë në fushbeteja, për tu të bërë të pavdekshëm dhe të përjetshëm.
Ne sot i respektojmë duke e ndërtuar të ardhmen tonë me dinjitet, përkushtim dhe angazhim për vendin. Më 13 qershor ne kujtojmë 20 vjetorin e Çlirimit, duke festuar dhe uruar atyre që na realizuan Lirinë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ju ! dhe Urime Dita e Dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit ” thuhet në urimin e krytearit në videon që ka publikuar ai në profilin e tij.
Leave a Reply