[VIDEO] 3.5 deri 4 milion euro për sheshin e qytetit në Suharekë

23.08.2019

Suhareka do të ketë një shesh i cili do të shtrihet në një sipërfaqe bukur të madhe. Sheshi do të bllokojë rrugën nëpërmes qendrës së qytetit. Sheshi do të fillojë nga udhëkryqi tek Bodrumi i Verës dhe Postës së Qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon tek vendi që quhet Ura e Vogël, ose […]

[VIDEO] 3.5 deri 4 milion euro për sheshin e qytetit në Suharekë Foto: Ilustrim

Suhareka do të ketë një shesh i cili do të shtrihet në një sipërfaqe bukur të madhe. Sheshi do të bllokojë rrugën nëpërmes qendrës së qytetit. Sheshi do të fillojë nga udhëkryqi tek Bodrumi i Verës dhe Postës së Qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon tek vendi që quhet Ura e Vogël, ose pranë objektit të zjarrfikësve.

Për këtë ndryshim urban në Suharekë është aplikuar konkurs arkitektonik. Në konkurs kanë marrë pjesë katër studio arkitekture, teksa përzgjedhja e tyre është bërë nga një komision i jashtëm dhe i pavarur.

Me këtë projekt aktivitetet edukative, sportive e kulturore të qytetit janë të kon­centruara në pjesën jug-perëndimore. Për këto funksione është menduar të dizajnohen oaza dhe hapësira përgjatë sheshit në mënyrë që të ofrohet mundësi zhvillimi të tyre edhe në hapësi­ra të përbashkëta ku ndërveprimi në mes qytetarëve është më i madh.

Pjesa qendrore do të rikthehet në një qendër si hapësirë multifunksionale dhe fleksibile, me mundësi të përshtatjes për aktivitete të shumta, sikur ditë festash, manifestime, panaire, gara sportive, kinema e hapur, ndarje çmimesh, panaire, prezantime e shumë të tjera.

Nëpër hapësirat e gjelbëruara përgjatë sheshit do të vendoset bimësi karakteristike të cilat gjinden në park të qytetit. Gjithash­tu pemët ekzistuese do të mbesin në lokacionin ekzistues ose do të zhvendosen sipas nevojës.

Hapësirat për parking janë propozuar sipas PZHU-së dhe janë propozuar edhe lokacione në prona publike perreth sheshit ku mund të krijohen mundësi parkimi. Gjithashtu një pjesë e mad­he e parkingjeve do të barten në pjesët e pasme të objekteve shumëkatëshe. Teksa sheshi është i qasshëm nga të gjitha rrugët e qytetit që atako­hen me të.