[VIDEO] Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

15.07.2019

Fabrika e Mobileve ” Te Naseri ” gjendet në zonën industriale në Shirokë, komuna e Suharekës. Me një eksperiencë të gjatë në prodhimin e mobileve, ku këtë vit ata shënojnë 34 vjetorin e fillimit të prodhimit të mobileve. Kjo fabrikë ofron produktet më moderne të mobilimit si dizajne më të mira, asistencë në përzgjedhjen e […]

[VIDEO] Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës Foto: Ilustrim

Fabrika e Mobileve ” Te Naseri ” gjendet në zonën industriale në Shirokë, komuna e Suharekës. Me një eksperiencë të gjatë në prodhimin e mobileve, ku këtë vit ata shënojnë 34 vjetorin e fillimit të prodhimit të mobileve.

Kjo fabrikë ofron produktet më moderne të mobilimit si dizajne më të mira, asistencë në përzgjedhjen e dhomave të ditës, garniturave të ndryshme, kuzhinave, tavolinave, dhomave të fjetjes për të rritur dhe fëmijë, invertar për zyre, bare e restaurante, për kopshte dhe terasa, dizajnin dhe gjithçka sipas dëshirës së klientit.

Gjithashtu Fabrika e Mobileve ” Te Naseri ” ka ekipe profesionale për transport dhe montim, garancion në cilësi dhe qëndrueshmëri.

Çka vlen të cekët është se çdo produkt i ofruar nga kjo fabrikë është prodhim vendor.

Kjo fabrikë gjithmonë ka qenë dhe mbetet e fokusuar në rritjen e cilësisë së produkteve dhe njëkohësisht duke ecur me hapin e kohës.

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit. Tanimë, çdo stil i veçantë perfeksionohet brenda një objekti, me një ide të vetme: për të ofruar cilësinë dhe zgjedhjen e përkryer për çdo vend ku ndodheni.