Të mërkurën shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

12.02.2024

Këtë mesjavë do të tërhiqet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës.

Të mërkurën shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Kjo gare, e dyta për nga rëndësia në vendin tonë, tashmë ka hyrë në fazën më interesante.

“Komisioni i Garave njofton klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.