Sot pritet spektakel në Podujevë, Llapi e pret Ballkanin në ndeshjen kryesore të sezonit

18.05.2024

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Sot pritet spektakel në Podujevë, Llapi e pret Ballkanin në ndeshjen kryesore të sezonit Foto: Ilustrim

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 35-të të AlbiMall Superligës së Kosovë.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila mund të vendos kampioin e ri të Kosovës.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, skuadra sukarekase është lidere e tabelës me 72 pikë, katër më shumë se ajo nga Podujeva.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë të tabelës me 46 pikë, ndërsa Fushë Kosova tashmë është përshendetur nga elita e futbollit kosovar, duke u renditur në vendin e nëntë me 20 pikë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.