Sot ndeshja që mund të vendos titullin, një prej skuadrave sot edhe zyrtarisht mund të përshendetet nga Superliga

20.04.2024

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Sot ndeshja që mund të vendos titullin, një prej skuadrave sot edhe zyrtarisht mund të përshendetet nga Superliga Foto: Ilustrim

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore është në stadiumin e qytetit Suharekë, ku dy skuadrat që po luftojnë për titull, Ballkani dhe Drita do të përballen me njëra tjetrën.

Skuadra suharekase aktualishtështë lidere e tabelës me 59 pikë, dy më shumë se “Intelektualët” nga Gjilani, që janë në vendin e dytë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74, skuadra që po luftojnë për mbijetesë.

Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme, me Gjilanin e cila renditet në vendin e shtatë me 33 pikë, një pozitë më lartë Se Feronikeli 74′ e cila ka 30 pikë.

Ndërsa në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, Liria do të jetë nikoqire e Malishevës.

Skuadra prizrenase, është shumë afër rënies nga elita e futbollit kosovar, ku renditet e fundit me 10 pikë, ku në rast se barazon ose humb sot, atëherë edhe matematikisht sezonin e ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Parë.

Në anen tjetër, Malisheva po lufton për një vend që dërgon në garat evropiane, duke u renditur në vendin e katërt me 52 pikë dhe është vetëm shtatë pikë prapa liderit, Ballkanit.

Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.