Sonte dueli i tretë gjysmëfinal mes Pejës e Yllit, therandasit një fitore larg finales

27.04.2024

Sot do të zhvillohet dueli i tretë gjysmëfinal i Play-Off mes Pejës dhe Yllit, me fillim nga ora 19:00.

Sonte dueli i tretë gjysmëfinal mes Pejës e Yllit, therandasit një fitore larg finales Foto: Ilustrim

Ky mund të jetë edhe duel përcaktues për vazhdimësinë e kësaj serie apo jo.

Ylli prin me 2 fitore pas dy dueleve të para ndaj pejanëve, teksa me një fitore potenciale sonte ata do të siguronin finalen.

Peja ndërkohë do të tentojë që të shkrijë epërsinë dhe të çojë gjysmëfinalen deri në duelin e 5-të.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, pasi klubi pejan u dënua nga FBK me dy ndeshje pa praninë e shikuesve pas hedhjes së gjësendeve në ndeshjen e parë ndaj Yllit në Karagaçi, ku veç tjerash u ndëshkua edhe me 5000 mijë euro.

Dueli tjetër gjysmëfinal është ai mes Trepçës dhe Prishtinës që zhvillohet ditën e nesërme. Trepça i prin serisë 2-0 pas dy përballjeve të para.