Rapidi konfirmon se dyshja Rrahmani dhe Krasniqi ftohen nga Kosova

29.05.2024

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në muajin qershor në udhëtim te Norvegjia.

Rapidi konfirmon se dyshja Rrahmani dhe Krasniqi ftohen nga Kosova Foto: Ilustrim

Dardanët do ta kenë vetëm një ndeshje miqësore këtë muaj, derisa në Oslo do të përballen me Përfaqësuesen e Norvegjisë.

Përzgjedhësi Franco Foda ende nuk e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë duel.

Mirëpo klubi rumun, Rapidi i Bukureshtit ka zyrtarizuar se dyshja kosovare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar për këtë ndeshje.

“Ermali dhe Albioni janë thirrur në Kombëtaren e Kosovës për duelin miqësor kundër Norvegjisë së Haaland më 5 qershor në Oslo”, ka shkruar faqja zyrtare e Rapidit.

Si Rrahmani ashtu edhe Krasniqi deri më tani kanë nga katër paraqitje me Dardanët.