Orari i xhiros së gjashtë në Superligë, ka ndeshje edhe të premten

19.09.2024

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së gjashtë në Superligë.

Orari i xhiros së gjashtë në Superligë, ka ndeshje edhe të premten

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit e cila zhvillohet të premten nga ora 15:00 në stadiumin “Kampi Nacional i FFK-së” në Hajvali, shkruan Indeksonline

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje tjera, Ferizaj – Llapi dhe Suhareka – Feronikeli 74.

Kurse të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.

Malisheva e pret Gjilanin në “Liman Gegaj” dhe Drita pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Etiketat

Ofertat e fundit