Kurti: Qeveria është e hapur për KF Ballkanin

12.06.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka shprehur mbështetjen e tij të plotë dhe të Qeverisë që e drejton për klubin e futbollit Ballkani.

Kurti: Qeveria është e hapur për KF Ballkanin Foto: Ilustrim

Therandasit u pritën nga Kurti, por edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, pas suksesit të fundit, kur arritën ta siguronin titullin e tretë të kampionit të Kosovës dhe mbi të gjitha pas sukseseve në garat evropiane, më saktësisht në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Express.

Kurti e përgëzoi ekipin nga Suhareka, i cili u udhëhoq nga presidenti Arsim Kabashi e nga trajneri Ilir Daja, për sukseset e arritura deri tash dhe uroi që ato të mos ndalen.