Ka luajtur në NBA, Trepça zyrtarizon basketbollistin amerikan

04.07.2024

KB Trepça ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri.

Ka luajtur në NBA, Trepça zyrtarizon basketbollistin amerikan Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar basketbollistin amerikan, Desmon Cambridge JR.

25-vjeçari u transferua nga skuadra Sabah Baku nga Azerbajxhani, derisa në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së NBA, Toronto Reports.

Cambridge ka gjatësi prej 193 cm, dhe do të jetë forcë shtesë për Trepçën në mbrojtjen e titullit.