Gjilani siguron mbetjen në elitë, Feronikeli ’74 do të luajë në barazh

25.05.2024

Skuadra e Gjilanit i ka shpëtuar barazhit dhe ka siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës.

Gjilani siguron mbetjen në elitë, Feronikeli ’74 do të luajë në barazh Foto: Ilustrim

Feronikeli ’74 do të jetë skuadra e cila do të luajë në barazh, duke kërkuar ta ruajë statusin elitar në Superligë.

Krejt kjo ndodhi pasi që Gjilani triumfoi ndaj Dukagjinit me përmbysje 2 me 4, fitore kjo që e zhvlerësoi fitoren e Feronikelit 74′ ndaj Fushë Kosovës.