Fushë Kosova denoncon presidentin e Ballkanit për sulm fizik 

12.05.2024

Fushë Kosova ka denoncuar presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, për sulm fizik ndaj trajnerit Burim Shala.

Fushë Kosova denoncon presidentin e Ballkanit për sulm fizik  Foto: Ilustrim

Në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës Ballkani ka arritur fitore, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0. 

Reagimi i skuadrës së Fushë Kosovës është bërë për zhvillimet pas ndeshjes. 


“Sot në ndeshjen e xhiros së 34 në Albi Mall Superliga e Kosovës në mes të FC Ballkanit dhe KF Fushë Kosoves, pas përfundimit të ndeshjës ndodhi çfarë nuk i ka hije futbollit kosovar. Pas përfundimit të ndeshjës dhe pas deklaratës së trajnerit tonë Burim Shala, Kryesia e klubit vendas filluan duke ofenduar ekipin tonë, më konkretisht trajnerin Burim Shala. Këto ofendime erdhën pikërisht nga presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi dhe disa invididë të tjerë të Kryesisë së klubit. Ata filluan ofendimet dhe fjalët e turpshme në drejtim të trajnerit tonë, me pretekstin se ekipi ynë po luan për ekipet e tjera të ligës dhe se nuk po e lëshon ndeshjen ashtu siç kërkuan,  ku më pas pati edhe sulm fizik drejt nesh duke u goditur trajneri Burim Shala nga presidenti i Kabashi”, ka shkruar Fushë Kosova. ” Klubi ynë distancohet nga politika të tilla dhe do luajë futboll deri në pikën e fundit ashtu siç i ka hije një ekipi futbolli. Lusim organet kompetente të merren me rastin dhe të mos përsëritën më sepse në këtë formë humbet “hijeshia” e kampionatit”.