FC Ballkani tregon “muskujt”, rimerr primatin në tabelë
para 32 dite
Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës duke e mundur Malishevën.
Ndeshja në Suharekë u mbyll me rezultat 1-0, në favor të nikoqirëve, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit tonë.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mjaft të mirë më disa raste të mira, sidomos nga ana e skuadrës së Ballkanit, edhe pse u shënua vetëm një gol.
Sunday Adeunji në minutën e 38-të shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Ballkanin.
Pas kësaj fitore, Ballkani ka 25 pikë aq sa ka edhe Drita në krye të tabelës, kurse, Malisheva ka tri pikë më pak në pozitën e tretë.
Etiketat
Në San Siro, Zvezda u përshëndet me atë që nuk e duruan, flamurin me mbishkrimin KOSOVA
Ndërkombëtar para 2 dite