FC Ballkani i pandalshëm, merr kreun e tabelës me 22 pikë
para 32 dite
Ballkani ka vazhduar me fitore duke mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74
Kampioni i Kosovës arkëtoi pikët e plota me një triumf 1:4, sfidë ku ishin më të mirë.
Halili me një autogol i dha epërsinë mysafirëve (16’), ndërsa vetëm një minutë më vonë Sunday Adetunji e dyfishoi epërsinë (17’).
Feronikeli tentoi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë përmes Sahitit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).
Sidoqoftë, braziliani Queven u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (72’).
Fitoren krejt në fund e vulosi Bernard Karrica (90+4′).
FC Ballkani tani merr kreun e tabelës me 22 pikë ndërsa Feronikeli ’74 qëndron në fund me vetëm tre sosh.