Ballkani s’fiton as ndaj Gjilanit, Malisheva me përmbysje mposht Niklin 74’

24.02.2024

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani s’fiton as ndaj Gjilanit, Malisheva me përmbysje mposht Niklin 74’ Foto: Ilustrim

Ballkani pas humbjes ndaj Dritës në javën e kaluar, nuk ka marr më shumë së një barazim në duel me Gjilanin.

Kampionit në fuqi i Kosovës dhe gjilanasit luajtën baras 1-1, të shtunën në Suharekë, në sfidën kryesore të ditës së sotëm.

Edvinc Kuc (19), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 1-0, derisa Elvedin Heric (45’), nga penalltia ia sigurojë një pikë Gjilanit.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 44 pikë, vetëm një më shumë së Llapi, këta të fundit në rast se nesër fitojnë ndaj Prishtinës, do të marrin ‘timonin’ e Superligës, kurse, Gjilani është e teta me 22 sosh.

Malisheva me përmbysje mund Feronikelin 74’

Ndërkaq Malisheva me përmbysje mundi Feronikelin 74’, me rezultat 1-2.

Robert Rrahmani (60’), kalojë Niklin në epërsi prej 0-1. Drilon Hazrollaj (78’), barazoi shifrat në 1-1, derisa i njëjti lojtar në minutën e 89-të realizoi golin e fitores për Malishevën, të dytin personal në këtë ndeshje.

Malisheva shkon në kuotën e 38-të pikëve në vendin e katërt, kurse, Feronikeli 74’ renditet në shtatë me 23 sosh.