Ballkani nis të bëhet gati për Evropë

13.06.2024

FC Ballkani ka filluar sot përgatitjet për garat evropiane.

Ballkani nis të bëhet gati për Evropë Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës do të garojë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Suharekasit janë akomoduar në Ohër, atje ku do ta zhvillojnë edhe fazën përgatitore.

“Sot ka filluar faza përgaditore, ku skuadra është akomoduar në Ohër. Pa humbur kohë, kemi zhvilluar edhe seancën e parë, derisa intensiteti sa do vijë e shtohet në ditët në vazhdim. Futbollistët dhe stafi teknik do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për ta kapur ritmin dhe formën adekuate, para se të nisim kampanjën e kualifikimeve në Europë”, shkruhej në njoftimin e FC Ballkanit.