Ballkani e transferon mbrojtësin Elmando Gjini
20.08.2024
Klubi i futbollit Ballkani është bërë me qendërmbrojtës të ri.
Klubi nga Suhareka e ka transferuar futbollistin nga Teuta e Durrësit, 21 vjeçarin Elmando Gjini.
Për futbollistin 197 centimetra të gjatë, kampioni i Kosovës i ka paguar 120 mijë euro klauzolë, në mënyrë që të lirohet nga kontrata me klubin durrësak.
Gjini aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 300 mijë euro.
Ballkani synon ta mbrojë titullin e kampionit në Kosovë, ndërsa në dy xhirot e para të sezonit të ri i ka grumbulluar 4 pikë, prej tyre 1 fitore e 1 barazim.