Xiaomi zbulon versionin e ardhshëm të sistemit operativ për smartfonët

03.01.2022

Xiaomi ditën e sotme kurorëzoi versionin e ardhshëm të Android për smartfonët e kompanisë MIUI 13 në një event madhor ku mori pjesë CEO Lei Jun. Versioni më i fundi vjen përmirësime të dukshme në privatësi dhe siguri. Gjithashtu bën të mundur që disa pajisje Xiaomi njëherazi të komunikojnë me njëra-tjetrën në një rrjet të […]

Xiaomi zbulon versionin e ardhshëm të sistemit operativ për smartfonët Foto: Ilustrim

Xiaomi ditën e sotme kurorëzoi versionin e ardhshëm të Android për smartfonët e kompanisë MIUI 13 në një event madhor ku mori pjesë CEO Lei Jun.

Versioni më i fundi vjen përmirësime të dukshme në privatësi dhe siguri. Gjithashtu bën të mundur që disa pajisje Xiaomi njëherazi të komunikojnë me njëra-tjetrën në një rrjet të vetëm përfshirë smartfonët, tabletët, televizorët, veshjet elektronike, pajisjet smart home dhe asistentin virtual XiaAI.

Privatësia sipas kompanisë është shqetësim më i madh që kanë sot konsumatorët dhe për këtë ka filluar implementimin e një procesi verifikimi me tre hapa nga përdorimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës tek, leximi i dokumenteve të identifikimit dhe mbrojtja nga mashtrimi elektronik.

Teknologjia e njohjes së fytyrës në fakt identifikon përdoruesit nga forma trupore deri tek fytyra, që do të thotë se një përdorues i ngjashëm me ju nuk mund të kyçet me një strukturë trupi ndryshe.

Ndërsa mbrojtja nga mashtrimi elektronik përmban një databazë me uebsajte dhe pajisje që mund të instalojnë maluerë.

Në aspektin vizual, Xiaomi ka sjellë një font të ri me MIUI 13 dhe është falas për tu shkarkuar nga të tjerë që duan ta instalojnë. Të gjithë telefonë me MIUI 13 do të marrin sfonde të reja dhe widgets për të personalizuar pamjen e telefonit.

Një ndryshim i madh në MIUI 13 është disponueshmëria në pajisje të tjera. Xiaomi ka zhvilluar MIUI 13 Pad dizajnuar për tabletët edhe pse ka një numër të kufizuar tabletësh.

Është zhvilluar specifikisht për pajisjet me ekrane të mëdha dhe në fokus është puna dhe përdorimi i disa aplikacioneve njëherazi. Mbi 3 mijë aplikacione janë zhvilluar që mbështetin funksionalitetet e sistemit operativ.

Pyetja e madhe është se kur MIUI 13 do të jetë e disponueshme? Përgjigja e Xiaomi është “së shpejti.”

Do të vijë me Xiaomi 12 dhe Mi 11 që nga Janari i vitit të ardhshëm dhe disa televizorë Redmi. Kjo e fundit zbulon një detaje se MIUI 13 është dizajnuar edhe për Redmi dhe Poco që janë brende plotësisht të pavarura.