Xiaomi prezanton tri modele të telefonave nga seria Redmi Note 11

25.05.2022

Bëhet fjalë për prezantimin e telefonave Redmi Note 11T Pro, Remi Note 11T Pro+ dhe Redmi Note 11 SE. Për nga specifikat këto dy modele Redmi Note 11T Pro dhe ai Pro+ kanë disa të njëjta, duke nisur nga ekrani prej 6.6 inç, procesori MediaTek Dimensity 8100 si dhe kamerë prej 64 megapixel. Ndërkaq, modeli […]

Xiaomi prezanton tri modele të telefonave nga seria Redmi Note 11 Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për prezantimin e telefonave Redmi Note 11T Pro, Remi Note 11T Pro+ dhe Redmi Note 11 SE.

Për nga specifikat këto dy modele Redmi Note 11T Pro dhe ai Pro+ kanë disa të njëjta, duke nisur nga ekrani prej 6.6 inç, procesori MediaTek Dimensity 8100 si dhe kamerë prej 64 megapixel.

Ndërkaq, modeli Redmi Note 11 Pro+ përkrah mbushësin prej 120 W, kjo për ta mbushur baterinë me kapacitet prej 4.400 mAh, si dhe posedon memorie të brendshme deri në 512 GB.

Modeli Redmi Note 11 SE është opsion i rangut të mesëm, e që ky model ka ekran me frekuencë freskimi prej 90 Hz si dhe procesor Dimensity 700.