Windows 11 mund të funksionojë në smartfonët Android

15.02.2022

Microsoft ka një të kaluar deri diku të suksesshme me zhvillimin e sistemeve operative për pajisjet mobile. Por një zhvillues i vetëm ka arritur të instalojë Windows 11 në një pajisje Android 13 dhe nuk funksionon aq keq. Raportuar nga Wccftech, një zhvillues i quajtur Danny Lin arriti të instalojë Windows 11 në një smartfon […]

Windows 11 mund të funksionojë në smartfonët Android Foto: Ilustrim

Microsoft ka një të kaluar deri diku të suksesshme me zhvillimin e sistemeve operative për pajisjet mobile. Por një zhvillues i vetëm ka arritur të instalojë Windows 11 në një pajisje Android 13 dhe nuk funksionon aq keq.

Raportuar nga Wccftech, një zhvillues i quajtur Danny Lin arriti të instalojë Windows 11 në një smartfon Pixel 6 përmes një makine virtuale.

Për ta provuar postoi disa foto në rrjetin social Twitter. Ai thotë se Windows 11 në Pixel 6 është e përdorshme.

Arritja e zhvilluesit është impresionuese, megjithatë nuk është diçka që mund ta bëjë përdorimin e Windows 11 në një smartfon Android një gjë normale.

Edhe vetë Microsoft është i interesuar që ta sjellë Windows 11 në platformat mobile. Së fundi u zbulua se Microsoft po punon për rikthimin e “Tablet Mode” që ka qenë në Windows 10. /PCWorld Albanian