“Truk” që bateria e iPhone-it tuaj të qëndrojë më shumë

03.01.2022

Përdoruesit kërkojnë vazhdimisht zgjidhje që bateria e telefonëve të qëndrojë sa më gjatë, e si duket edhe për këtë problem ka zgjidhje. Një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të baterisë së telefonit tuaj të mençur janë aplikacionet që i posedoni, e kjo pasiqë disa prej aplikacioneve vazhdojnë të punojnë në “sfond”, ndonë se ju nuk […]

“Truk” që bateria e iPhone-it tuaj të qëndrojë më shumë Foto: Ilustrim

Përdoruesit kërkojnë vazhdimisht zgjidhje që bateria e telefonëve të qëndrojë sa më gjatë, e si duket edhe për këtë problem ka zgjidhje.

Një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të baterisë së telefonit tuaj të mençur janë aplikacionet që i posedoni, e kjo pasiqë disa prej aplikacioneve vazhdojnë të punojnë në “sfond”, ndonë se ju nuk i përdorni.

Teknologjia vazhdimisht po avancohet dhe po hecë drejt zhvillimit të hovshëm, ku tashmë për fat të mirë bateritë janë duke u bërë më inteligjente dhe më të mëdha në mënyrë më të mirë të menaxhojnë energjinë.

Energjinë apo qëndrueshmërinë e baterisë së iPhone-it tuaj mund të merrni në duart tuaja edhe ju, të paktën kështu ka shpjeguar përmes një video përdoruesi i TikTok, Kadama i cili aktualisht ka 1.9 milion ndjekës.

Ekzistojnë disa mënyrë që “fatin” e baterisë së telefonit ta merrni në duart tuaja, por Kadama ka shpjeguar sesi duhet të vepruar me telefonin tuaj të modelit iPhone dhe sipas tij këtë mund ta bëjë kushdo.

Gjithçka që duhet bërë është të hapni Settings dhe selektroni General. Nga atje, gjeni Background app refresh. Më pas klikoni në Off. Pas kësaj rikthehemi në menynë kryesore të Setting dhe zgjidhni Battery. Selektoni Battery health, pasi se ta kaloni në Optimized Battery Charging on.

Nga ai moment sipas tij, bateritë e telefonave Apple do të kenë qëndrueshmëri më të madhe, kështu duke shtuar se kjo nuk është mënyra e vetme me të cilin mund të menaxhohet shpenzimi i baterisë.