Smartfonët e rinj të Google zhgënjejë me karikimin e baterive

08.11.2021

Kur Google prezantoi flagshipët e vitit Pixel 6, tha se do të vinë me karikuesin 30W që do të thotë se bateria e telefonit do të karikohet më shpejtë. Megjithatë sipas testimeve të para u mësua se Pixel 6 dhe 6 Pro nuk ushqejnë baterinë aq shpejtë madje duke qenë shumë larg asaj çfarë reklamohet. […]

Smartfonët e rinj të Google zhgënjejë me karikimin e baterive Foto: Ilustrim

Kur Google prezantoi flagshipët e vitit Pixel 6, tha se do të vinë me karikuesin 30W që do të thotë se bateria e telefonit do të karikohet më shpejtë.

Megjithatë sipas testimeve të para u mësua se Pixel 6 dhe 6 Pro nuk ushqejnë baterinë aq shpejtë madje duke qenë shumë larg asaj çfarë reklamohet.

Në praktikë shpejtësia maksimale e karikimit të baterisë është 22-vat, jo ndonjë diferencë e madhe me karikuesin 18-vat të Pixel 5.

Por telefonët janë brenda pritshmërive të Google duke dërguar baterinë në 50% gjatë 30 minutave. Sapo bateria arrin 75% të kapacitetit, reduktohet teknologjia e karikimit nga USB Power Delivery në standardin e vjetër PD 2.0.

Samsung ndjek një praktikë të ngjashme me Galaxy S21 Ultra po përpiqet ta mbajë sa më gjatë në standardin e ri të karikimit edhe pse në mënyrë agresive.

Zakonisht qasja agresive e karikimit rrit temperaturën e baterisë por Samsung arrin me sukses ta mbajë nën kontroll. /PCWorld Albania: