Shitja e kompjuterëve pëson rënie

13.04.2022

Shitjet globale të kompjuterëve personalë në tre mujorin e parë të 2022 ranë ndërsa efekti i pandemisë ka filluar të reduktohet sipas të dhënave të Gartner dhe Internaiton Data Corporation (IDC). Ndërsa IDC raporton 80.5 milionë kompjuterë të shitur, Gartner flet për një shifër më të ulët prej 77.5 milionë ose 7.7% rënie krahasuar me […]

Shitja e kompjuterëve pëson rënie Foto: Ilustrim

Shitjet globale të kompjuterëve personalë në tre mujorin e parë të 2022 ranë ndërsa efekti i pandemisë ka filluar të reduktohet sipas të dhënave të Gartner dhe Internaiton Data Corporation (IDC).

Ndërsa IDC raporton 80.5 milionë kompjuterë të shitur, Gartner flet për një shifër më të ulët prej 77.5 milionë ose 7.7% rënie krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Gartner thotë se rënia e shitjeve të Chromebook pakti impakt të lartë negativ në treg dhe nëse nuk llogarisim këto kompjuterë, tregu në tërësi do të ishte rritur me 3.3% krahasuar me vitin e kaluar.

IDC nuk përfshiu asnjë shifër në lidhje me Chromebook por vëren një ngadalësim të shitjeve tek institucionet arsimore të cilët shfrytëzojnë 40 milionë Chromebook.

Lenovo është brendi më popullor ndjekur nga HP, Dell dhe Apple.

Tregu i kompjuterëve shënoi rritje me 11% në 2020. Problemet me zinxhirët e furnizimit shkaktoi një rënie me tremujorin e 3-të të 2021 por që rikuperoi në fund të vitit që lamë pas.

Të dy firmat analitike pranojnë se në tërësi ky treg po fillon të rikthehet në nivelet e mëparshme pas rritjes së papritur nxitur nga pandemia dy vitet e fundit. /PCWorld Albanian