Samsung pritet të sjell befasi rreth emërtimit të Galaxy S22

13.12.2021

Gjiganti Samsung, ka shprehur interesimin për prezenatimet e pajisjeve të saj të reja të nivelit të lartë më së largu në muajin shkurt, këtu duke përfshirë edhe Galaxy S22 Ultra. Një pajisje e tillë duhet të vijë me një vend për S Pen, i cili ndryshe njihet edhe nga seria Galaxy Note. Megjithatë, është e […]

Samsung pritet të sjell befasi rreth emërtimit të Galaxy S22 Foto: Ilustrim

Gjiganti Samsung, ka shprehur interesimin për prezenatimet e pajisjeve të saj të reja të nivelit të lartë më së largu në muajin shkurt, këtu duke përfshirë edhe Galaxy S22 Ultra.

Një pajisje e tillë duhet të vijë me një vend për S Pen, i cili ndryshe njihet edhe nga seria Galaxy Note. Megjithatë, është e diskutueshme nëse kjo pajisje do të dalë me emrin S22 Ultra.

FronTron, person ky i cili merret me lajmet për teknologji, pretendon se ka zbuluar se telefoni inteligjent në vend të emrit Galaxy S22 Ultra, do të quhet Galaxy S22 Note, njofton ai në rrjetin social “Twitter”.

Mungesa e çipave, është bërë shkaktar që Samsung nuk kishte prezantuar asnjë model të ri në serinë Note në këtë vit.

Pajisja do të ketë një procesor Snapdragon të gjeneratës së 8-të ose një çip Exynos 2200 që do të jetë i pajisur me 4 kamera, duke përfshirë një kamerë kryesore 108 MP dhe një veçori të ekranit AMOLED 6.8 inç.