Samsung premton katër versione Android për Galaxy S22

10.02.2022

Galaxy S22, S22 Ultra dhe Tab S8 nuk përfaqësojnë vetëm përmirësime të harduerit, por gjithashtu përmirësime të politikave të përditësimit të Samsung. Kompania premtoi se mbarë linja S22 dhe Tab S8 do të marrin deri në katër gjenerata të sistemit operativ Android, jo thjeshtë përditësime sigurie. Edhe modelet S21, z Fold dhe Z Flip 3 […]

Samsung premton katër versione Android për Galaxy S22 Foto: Ilustrim

Galaxy S22, S22 Ultra dhe Tab S8 nuk përfaqësojnë vetëm përmirësime të harduerit, por gjithashtu përmirësime të politikave të përditësimit të Samsung.

Kompania premtoi se mbarë linja S22 dhe Tab S8 do të marrin deri në katër gjenerata të sistemit operativ Android, jo thjeshtë përditësime sigurie.

Edhe modelet S21, z Fold dhe Z Flip 3 do të përfitojnë nga kjo politikë e re. Kjo do të thotë se Galaxy S22 që blini këtë vit do të mbetet i përditësuar deri në 2026.

Me këtë ndryshim Samsung ka një prej politikave më të gjata të përditësimeve në mesin e prodhuesve të smartfonëve Android.

Madje vetë Google ofron 3 vite përditësime me versione Android për seritë Pixel 6 dhe përditësim sigurie për 5 vite. Samsung ofron 4 vite përditësime vetëm versione Android pa përmendur këtu përditësimet e sigurisë. /PCWorld Albanian