RTX 3090 Ti është kartela grafike e re më e fuqishme e Nvidia

06.01.2022

Në konferencën CES Nvidia prezantoi kartën e re grafike më të fuqishme: RTX 3090 Ti. Kompania premtoi më shumë detaje do të pasojnë në ditët në vijim por deri atëherë na ofroi vetëm një paraqitje të asaj çfarë mund të presim. Aktualisht në krye të kartave grafike për nga fuqia dhe performanca qëndron RTX 3090 […]

RTX 3090 Ti është kartela grafike e re më e fuqishme e Nvidia Foto: Ilustrim

Në konferencën CES Nvidia prezantoi kartën e re grafike më të fuqishme: RTX 3090 Ti. Kompania premtoi më shumë detaje do të pasojnë në ditët në vijim por deri atëherë na ofroi vetëm një paraqitje të asaj çfarë mund të presim.

Aktualisht në krye të kartave grafike për nga fuqia dhe performanca qëndron RTX 3090 ndjekur nga RTX 3080 Ti dhe RTX 3080. Të tri kartat grafike bazohen në çipin GA102 ku numri i bërthamave, frekuenca dhe konfigurimi i memories që i dallojnë nga njëra-tjetra.

RTX 3090 Ti tani do të jetë karta grafike më e fuqishme e mbarë linjës. Njëlloj si 3090, modeli 3090 Ti vjen me 24GB GDDR6X por me bandwidth prej 21Gbit/s në vend të 19.5Gbit e memories së 3090.

Nvidia gjithashtu tha se karta grafike është e aftë të qarkullojë 40 shader teraflops, 78 RT teraflops dhe 320 tensor teraflops. Ndërsa 3090 ka 35.6 shader teraflops, 69.5 RT teraflops dhe 285 tensor teraflops.

Statistikat përfaqësojnë një rritje me 12.5% të performancës krahasuar me 3090. Gjithashtu 3090 ka 82 nga 84 procesorët GA102 të aktivizuar ndërsa RTX 3090 Ti i ka të gjithë në funksion.

Frekuenca sillet rreth 1850Mhz në 3090 Ti krahasuar me 1695Mhz në 3090. Por sa do të kushtojë? Aktualisht 3090 ka një çmim prej 1500 dollarësh dhe mund ta imagjinoni vetë çmimin e RTX 3090 Ti i cili nuk u zbulua ende nga Nvidia.

Në CES Nvidia prezantoi edhe RTX 3050 që do të jetë karta grafike më e lirë e serive 30 me 8GB GDDR6.

RTX 3050 del në shitje për 250 dollarë më 27 Janar.