Rënia e Facebook, Mark Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë

04.10.2021

Aksionet e gjigantit të mediave sociale sot ranë rreth 5%, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit, raporton Bloomberg. Rënia e aksioneve sot (e hënë) uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e rënditur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.  Ai ka humbur […]

Rënia e Facebook, Mark Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë Foto: Icon of Facebook, WhatsApp and Messenger (Facebook's proprietary messaging app) alongside other social media apps on a Samsung Galaxy smartphone's touchscreen.

Aksionet e gjigantit të mediave sociale sot ranë rreth 5%, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit, raporton Bloomberg.

Rënia e aksioneve sot (e hënë) uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e rënditur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. 

Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas Indeksit. 

Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botonte një seri tregimesh, duke zbuluar se Facebook dinte për një gamë të gjerë problemesh – të tilla si dëmi i Instagramit ndaj shëndetit mendor të vajzave adoleshente dhe keqinformimi rreth trazirat e Kapitolit të 6 janarit – duke minimizuar çështjet në publik. Raportet kanë tërhequr vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.

Në përgjigje, Facebook ka theksuar se çështjet me të cilat përballen produktet e tij, përfshirë polarizimin politik, janë komplekse dhe nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia.

Unë mendoj se i jep ngushëllim njerëzve të supozojnë se duhet të ketë një shpjegim teknologjik ose teknik për çështjet e polarizimit politik në Shtetet e Bashkuara“, tha Nick Clegg, nënkryetari i Facebook për çështjet globale, për CNN./Indeksonline/