Përdoruesit e Apple janë më të kujdesshëm – shumë pak e kanë përditësuar iOS

25.12.2021

Kjo kompani vazhdimisht krenohet për përditësimet e saj në iOS, duke theksuar se përgjithësisht ky sistem është shumë më i shpejtë se sistemi i saj operativ konkurrues Android, e cila tashmë edhe ajo ka një përditësim. Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe me versionin iOS 15, por ajo që bie në sy është […]

Përdoruesit e Apple janë më të kujdesshëm – shumë pak e kanë përditësuar iOS Foto: Ilustrim

Kjo kompani vazhdimisht krenohet për përditësimet e saj në iOS, duke theksuar se përgjithësisht ky sistem është shumë më i shpejtë se sistemi i saj operativ konkurrues Android, e cila tashmë edhe ajo ka një përditësim.

Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe me versionin iOS 15, por ajo që bie në sy është shkalla e pranimit të kësaj platforme, e cila tashmë është shumë më e ngadaltë duke krahasuar me përditësimet e mëparshme.

Se shkalla e pranimit të platformës është më e ngadaltë, bëhet e ditur nga kompania analitike Mixpanel, e cila ka zbuluar se deri me datën 20 dhjetor, 65.3 për qind (%) e pajisjeve teknologjike të Apple kishin të instaluar iOS 15.

Megjithatë, versioni iOS 15 është instaluar në shumë më pak pajisje teknologjike sesa ishte rasti me versionin e mëparshëm, ku bëhet e ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, iOS 14 ishte e instaluar në 80.9 për qind (%) të modeleve të iPhone.

Gjëja interesante dhe e pazakontë e cila është evidentuar, është ajo se tre përditësimet e fundit të iOS, Apple nuk i ka hequr modelet më të vjetra të iPhone nga lista e të mbështeturve.

Një gjë e tillë nënkutpon se edhe pajisjet si iPhone 6s, kishin mbështetje për iOS 13 si dhe pritet që shumica e përdoruesve të kalojnë në versionin e ri të këtij sistemi operativ, e kjo sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vlenë të theksohet se është e mundur që me kalimin e viteve, edhe përdoruesit e iOS janë pjekur dhe bërë më të kujdesshëm pasiqë po presin për përmirësimin e iOS derisa të bëhen rregullimet e defekteve dhe problemeve kryesore.

Ndryshe, për sa i përket iOS 14, përqindja që ka ky version është ende më e lartë se ajo e Android.