Një person do të ketë fuqinë për të fshirë të gjitha bisedat në grup në WhatsApp

21.12.2021

Aplikacioni i njohur “WhatsApp” është duke punuar në drejtimin për përmirësime në reja në aplikacion, dhe një që për administratorët e grupeve do të jetë me rëndësi të veçantë. Siç edhe raportohet nga WABetaInfo, bëhet e ditur se nëse në një grup në WhatsApp jeni administrator, atëherë ju do të jeni në gjendje që të […]

Një person do të ketë fuqinë për të fshirë të gjitha bisedat në grup në WhatsApp Foto: Ilustrim

Aplikacioni i njohur “WhatsApp” është duke punuar në drejtimin për përmirësime në reja në aplikacion, dhe një që për administratorët e grupeve do të jetë me rëndësi të veçantë.

Siç edhe raportohet nga WABetaInfo, bëhet e ditur se nëse në një grup në WhatsApp jeni administrator, atëherë ju do të jeni në gjendje që të fshini çdo mesazh për secilin prej anëtarëve në grup apo pjesëmarrësve në bisedë.

Një funksion i tillë ende nuk dihet se kur do të bëhet i disponueshëm për përdoruesit, kjo pasiqë ende është në fazën e zhvillimit.

Ekipi i WhatsApp është duke punuar edhe për një veçori tjetër të re vizuale për aplikacionin në platformat Android dhe iOS. Kjo me qëllim që përdoruesit të dinë se bisedat dhe telefonatat e tyre kanë gjithmonë enkriptim nga fundi në fund.