“Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti”, mesazhi sensibilizues i një kompanie funeralesh

22.09.2021

Ajo që befasoi të gjithë ishte se përveç emrit të kompanisë, në mbi kamion ishte shkruar me germa të mëdha edhe mesazhi “Mos u vaksinoni!”. Por, në fakt kjo kompani nuk ekziston dhe e gjithë kjo ishte krijuar si mesazh senzibilizues për qytetarët që kanë dyshime në marrjen e vaksinës anti-COVID. Një agjenci marketingu në […]

“Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti”, mesazhi sensibilizues i një kompanie funeralesh Foto: Ilustrim

Ajo që befasoi të gjithë ishte se përveç emrit të kompanisë, në mbi kamion ishte shkruar me germa të mëdha edhe mesazhi “Mos u vaksinoni!”.

Por, në fakt kjo kompani nuk ekziston dhe e gjithë kjo ishte krijuar si mesazh senzibilizues për qytetarët që kanë dyshime në marrjen e vaksinës anti-COVID.

Një agjenci marketingu në Sharlot, vendosi të lërë mënjanë strategjitë tradicionale, për të realizuar një fushatë pro vaksinimit tepër të veçantë.

“Vaksinohuni tani!”, shkruhet në faqen e internetit, “nëse nuk e bëni, shihemi së shpejti”. Edhe pse ka doza humori në këtë fushatë, kompania e marketingut “BooneOakley”, thotë se gjërat janë shumë serioze. “Donim të bënim diçka, për ta parë problemi nga një tjetër këndvështrim, që mund t’i shokojë njerëzit nëse e mendojnë”, tha për CNN drejtori i agjencisë, David Oakley.