iPhone nuk e lëshon fronin për telefonat e shtrenjtë – Samsung as afër shitjeve të rivalit

08.02.2022

Pandemia me COVID-19 në vitin 2020 kishte bërë që të ketë regres në shitjen e telefonave, por ndryshe është në vitin që lamë pas. Pavarësisht mungesave të çipave e shumë mungesa të tjera, shitja e telefonave është rritur në raport me vitin 2020, ku top pesë kompanitë më të mëdha shënuan rritje. Për telefonat “premium”, […]

iPhone nuk e lëshon fronin për telefonat e shtrenjtë – Samsung as afër shitjeve të rivalit Foto: Ilustrim

Pandemia me COVID-19 në vitin 2020 kishte bërë që të ketë regres në shitjen e telefonave, por ndryshe është në vitin që lamë pas.

Pavarësisht mungesave të çipave e shumë mungesa të tjera, shitja e telefonave është rritur në raport me vitin 2020, ku top pesë kompanitë më të mëdha shënuan rritje.

Për telefonat “premium”, pra për ato mbi 800 dollarë, prinë goxha bindshëm telefoni i kompanisë gjigante, Apple, iPhone.

Për telefonat e shtrenjtë, pra në atë segmentin premium, kompania Apple në vitin që lamë pas ka marrë nën kontroll rreth 79 për qind (%) të tregut global, kjo një shifër e madhe që amerikanët i pozicionon në krye të industrisë së telefonave.

Ndërsa, sa i përket telefonave të segmentit premium, Samsung gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021 arritën që të marrin vetëm 18 për qind (%) të tregut global (premium). Vlenë të theksohet se ky vlerësim apo analizë bëhet për telefonat e mençur me çmim mbi 800 dollarë.

Shitje të dobët të Galaxy S21 ka bërë që të ndikojë shumë në këtë vlerësim, por në këtë padyshim që ka luajtur rol edhe kompania Apple, ku gjatë vitit të kaluar kishte arritur që të bind që të josh klientë të rinj.