iPhone 13 gati për shitje, kaq janë çmimet

22.09.2021

Sipas video-s prezantuese nga Apple, bëhet e ditur se iPhone 13 dhe iPhone 13 mini vijnë në ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe si dhe për herë të parë, në ngjyrë rozë. Roza pastel është ndryshe nga çdo lloj nuance që kanë patur më herët produktet e gjigantit të teknologjisë, Apple-it. Ndërkaq, iPhone 13 […]

iPhone 13 gati për shitje, kaq janë çmimet Foto: Ilustrim

Sipas video-s prezantuese nga Apple, bëhet e ditur se iPhone 13 dhe iPhone 13 mini vijnë në ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe si dhe për herë të parë, në ngjyrë rozë.

Roza pastel është ndryshe nga çdo lloj nuance që kanë patur më herët produktet e gjigantit të teknologjisë, Apple-it.

Ndërkaq, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 ProMax, me çmime përkatësisht 999 dhe 1099 dollarë, vijnë në ngjyrën bojëqielli, të akullt, gri dhe gold.

Ndërsa iPhone 13 Mini nga 699 dollarë, ndërkaq iPhone 13 nga 799 dollarë.

Në ndryshim nga iPhone-ët e deritanishëm, të rinjtë vijnë me sistem më të shpejtë procesimi, bateri shtesë, memorie shtesë, video në nivel cilësie që ngjason me kinemanë si dhe internet 5G.

Pritet që këta iPhone të dalin nëpër dyqane në 24 shtator, ndërsa porositë kanë nisur prej 17 shtatorit.