iOS 16.0.3 – Çfarë sjell përditësimi më i fundit i Apple

13.10.2022

Për të shkarkuar versionin më të fundit shkoni në iPhone Settings > General > Software Update. Apple lëshoi versionin 16.0.3 të iOS për të adresuar disa probleme nga sigurie në mënyrën e funksionimit të sistemit operativ. Sipas Apple, iOS 16.0.3 sjell disa përditësime sigurie shumë të rëndësishme. Por i vetmi përditësim sigurie i listuar është […]

iOS 16.0.3 – Çfarë sjell përditësimi më i fundit i Apple Foto: Ilustrim

Për të shkarkuar versionin më të fundit shkoni në iPhone Settings > General > Software Update.

Apple lëshoi versionin 16.0.3 të iOS për të adresuar disa probleme nga sigurie në mënyrën e funksionimit të sistemit operativ.

Sipas Apple, iOS 16.0.3 sjell disa përditësime sigurie shumë të rëndësishme. Por i vetmi përditësim sigurie i listuar është CVE-2022-22658.

Kompania thotë se problemi i sigurisë është në klientin Mail. Përdoruesit mund të bien viktimë e një sulmi në rast se hapin një email të infektuar pikërisht për këtë lloj sulmi.

iOS 16.0.3 vjen pas dy përditësimeve madhore të sigurisë si iOS 15.7 dhe iOS 16 ku që të dy erdhën për të adresuar probleme sigurie që po shfrytëzoheshin nga hakerët.

Krahasuar me dy të parat, problemi i sigurisë rregulluar nga iOS 16.0.3 nuk duket aq kritik më tepër sesa shqetësues, kjo sepse shërbimi dështon në rast sulmi duke mos përbërë rrezik serioz.

Por sipas hulumtuesve të Sophos, dobësia e sigurisë mund të shkaktojë edhe probleme të tjera ku hakerët mund të fitojnë privilegje që nuk duhet ti kenë.

Probleme të tjera përtej sigurisë janë adresuar siç është vonesa e njoftimeve dhe e thirrjeve hyrëse në iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max.

Ka kaluar vetëm një muaj nga debutimi i iOS 16 dhe Apple ka dërguar tashmë tre përditësime për shkak të problemeve të shfaqura.

Për të shkarkuar versionin më të fundit shkoni në iPhone Settings > General > Software Update.