Instagram vjen me një risi, synon reduktimin e llogarive false
Rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur artificialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve. Instagrami thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz, jo robotë. Instagram postoi në Twitter se llogarive që […]
Rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur artificialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve.
Instagrami thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz, jo robotë.
Instagram postoi në Twitter se llogarive që kishin sjellje të dyshimta (si p.sh. ndjekja e shpejtë e shumë llogarive) mund t’u kërkohet të bëjnë një video selfie.
Kompania gjithashtu përsëriti se funksioni nuk përdor njohjen e fytyrës dhe tha se ekipet e Instagramit shqyrtojnë videot.
Instagram thotë se “një nga mënyrat” e përdorimit të video selfie-ve është të ndihmojë në pakësimin e robotëve, duke e lënë derën hapur për përdorime të tjera.