Google lanson aplikacionin për transferimin e të dhënave nga iPhone në Android

16.04.2022

Google në heshtje të plotë lançoi një aplikacion me të cilin lehtësisht mund të merrni të dhënat nga iPhone dhe ti kaloni në Android. Switch to Android është një aplikacion i cili funksionon përmes wireless që do të thotë se përdoruesit nuk kanë të nevojshme të lidhin dy telefonë me në kabëll. Aplikacioni është momentalisht […]

Google lanson aplikacionin për transferimin e të dhënave nga iPhone në Android Foto: Ilustrim

Google në heshtje të plotë lançoi një aplikacion me të cilin lehtësisht mund të merrni të dhënat nga iPhone dhe ti kaloni në Android.

Switch to Android është një aplikacion i cili funksionon përmes wireless që do të thotë se përdoruesit nuk kanë të nevojshme të lidhin dy telefonë me në kabëll.

Aplikacioni është momentalisht i palistuar që do të thotë se përdoruesit nuk e kërkojnë dot në App Store për ta instaluar. Por ju mund ta shkarkoni tani duke klikuar këtë lidhje direkte.

Përdoruesit mund të zhvendosin foto, video, kontaktet dhe kalendarin por jo mesazhe. Google nuk specifikoi se ku aplikacioni do të jetë i disponueshëm por mund ta shikoni në aksion në videon e paraqitur mëposhtë.