Google alarmon të gjithë përdoruesit e Chrome
- 25.10.2021
- 0 komente
Kompania gjigante e teknologjisë, Google ka gjetur si dhe konfirmuar nëntë dobësi, këto me rrezik të lartë e së bashku me to edhe 11 parregullsi të tjera.

Google kanë vlersuar se kishin pasur deri në 20 hakime të Chrome, me ç’rast dërguan një paralajmërim për të gjithë përdoruesit e saj.
Po ashtu, gjiganti i teknologjisë ka konfirmuar se do të marrin të gjitha masat e sigurisë, në mënyrë që të mbrojnë Google Chrome dhe përdoruesit e tij.
Ndërsa, për sa i përket sigurimit që je i mbrojtur, duhet të shkoni te Cilësimi> Ndihma> Rreht Google Chrome.
Pra, nëse versioni i juaj i Google Chrome pajtohet me këtë numër versioni ose më të lartë, mund të bëni një pushim.
Megjithatë, pasiqë prezantimi i azhurnimit do të jetë gradual, mund edhe të mos jeni ende në gjendje që të mbroheni menjëherë, por në këtë rast, ju si përdorues i Chrome do të duhet të kontrolloni rregullisht nëse versioni i ri është i disponueshëm për shfletuesin tuaj.
Leave a Reply