Facebook me ndryshime të mëdha

20.12.2021

Për këtë kompania “Meta” ka vendosur që të vë në punë një funksion të ri. Për funksionin e ri të Meta-s, bëhet fjalë për transmetimet “live”-in, gjë që përdoruesit e Facebook-ut që s’kanë qasje në llogaritë e tyre, t’ua bëjë më të lehtë punën të kontaktojnë sektorin e përkrahjes teknike. Një funksion i tillë do […]

Facebook me ndryshime të mëdha Foto: GettyImages

Për këtë kompania “Meta” ka vendosur që të vë në punë një funksion të ri.

Për funksionin e ri të Meta-s, bëhet fjalë për transmetimet “live”-in, gjë që përdoruesit e Facebook-ut që s’kanë qasje në llogaritë e tyre, t’ua bëjë më të lehtë punën të kontaktojnë sektorin e përkrahjes teknike.

Një funksion i tillë do të mund të ndihmonte shumë përdorues që të bëjnë freskimin në llogarinë e tyre, dhe se në mënyrë më efikase të zgjidhin problemin e tyre.

Meta ka njoftuar se ka nisur testimin e mjetit të ri për “live” për përdoruesit që flasin anglisht, llogaritë e të cilëve janë bllokuar për arsye të ndryshme.

Testi i parë u fokusua tek përdoruesit që nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre për shkak të aktiviteteve të pazakonta, ose që kanë shkelur rregullat e komunitetit të Facebook.