Bitcoin nuk do të zgjas shumë thotë një akademik

20.12.2021

Bitcon mund të zëvendësohet nga kriptomonedha të tjera më efikase. Eswar Prasad, profesor  i politikës së tregtisë ndërkombëtare në Universitetin Cornell, than ë  fillim të këtij muaji për CNBC se “Bitcoin në vetvete mund të mos zgjasë edhe aq më gjatë”. Kjo vihet re nga paqëndrueshmëria e çmimit të kriptomonedhës më popullore gjatë viteve të […]

Bitcoin nuk do të zgjas shumë thotë një akademik Foto: Ilustrim

Bitcon mund të zëvendësohet nga kriptomonedha të tjera më efikase. Eswar Prasad, profesor  i politikës së tregtisë ndërkombëtare në Universitetin Cornell, than ë  fillim të këtij muaji për CNBC se “Bitcoin në vetvete mund të mos zgjasë edhe aq më gjatë”.

Kjo vihet re nga paqëndrueshmëria e çmimit të kriptomonedhës më popullore gjatë viteve të fundit. Vetëm këtë muaj çmimi i saj ka rënë nga nga rreth 58,000 dollarë në më pak se 46,000 dollarë.

Shumica e kriptomonedhave përdorin teknologjinë e Blockchain, i cili ka në thelb një libër dixhital transaksionesh të monedhës virtuale, të cilat me anë të rrjetit global kompjuterik shpërndahen në mbarë botën.

Kriptomonedha “përdor një mekanizëm vërtetimi për transaksionet, i cili është shkatërrues për mjedisin” dhe “nuk rritet shumë mirë”, shpjegon profesori. Në të vërtetë, gjurma e karbonit e bitcoin është më e madhe se e gjithë Zelanda e Re. Disa nga kriptovalutat të reja përdorin teknologjinë blockchain më efikase sesa bitcoin.

Sipas Prasad, monedha të tilla dixhitale mund të jenë të dobishme pasi ato mund të ofrojnë një mundësi pagese me kosto të ulët, në të cilën të gjithë kanë akses, duke rritur kështu përfshirjen financiare dhe potencialisht stabilitetin financiar>Megjithëse kjo do të bëhet shkak në uljen e vlerës dhe përdorimit të Bitcoin. /PCWorld Albanian