BE-ja miraton ligjin, të gjithë telefonat e mençur do të kenë adapter të njëjtë

  • 04.10.2022
BE-ja miraton ligjin, të gjithë telefonat e mençur do të kenë adapter të njëjtë

Deri në fund të 2024 të gjithë telefonat e ri të mençur, tabletat, kamerat digjitale, kufjet, konzolat portative të video-lojërave, altoparlantët dhe tastierat do të kenë porte karikimi USB-C.

Parlamenti Evropian (PE) miratoi një ligj, sipas të cilit deri në vitin 2024 do të jetë i detyrueshëm përdorimi i portave të karikimit USB-C në pajisjet elektronike si telefonat e mençur, tabletat dhe kamerat që shiten në shtetet anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së që u mbajt në Strasburg, u diskutua projektligj i cili synon standardizimin e porteve të ndryshme për karikimin e pajisjeve të ndryshme elektronike si USB-C, Micro USB dhe Lightning, si dhe reduktimin e mbetjeve elektronike.


Deputetët në Parlamentin Evropian miratuan një projektligj që do të prezantojë karikimin universal të telefonave të mençur me 602 vota “pro” dhe 13 “kundër”. Sipas ligjit, USB-C do të jetë porti i ri standard i karikimit.

Deri në fund të 2024 të gjithë telefonat e ri të mençur, tabletat, kamerat digjitale, kufjet, konzolat portative të video-lojërave, altoparlantët dhe tastierat do të kenë porte karikimi USB-C.

Kështu, një karikues do të mund të përdoret në pajisje të ndryshme elektronike, domethënë, konsumatorët nuk do të duhet të blejnë kabllo dhe karikues për çdo pajisje të re.

Gjithashtu do të harmonizohen edhe sistemet e karikimit të shpejtë të pajisjeve. Ligji do të shtrihet edhe për kompjuterët laptop në pranverën e vitit 2026. Ky hap synon të reduktojë mbetjet elektronike.

Pasi ligji të miratohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian, ai do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë