Apple ka planifikuar të rregullojë një mangësi të madhe të iPad

03.06.2022

Në konferencën e zhvilluesve që Apple do të mbajë javën e ardhshme, Apple do të ketë disa lajme të mëdha për iPadOS 16 sipas Bloomberg. Kompania prej kohësh ka shtuar përpjekjet e saj për të pozicionuar tabletin iPad si një alternativë e një laptopi dhe këtë e ka bërë përmes disa ndryshimeve në softuer. Burimet […]

Apple ka planifikuar të rregullojë një mangësi të madhe të iPad Foto: Ilustrim

Në konferencën e zhvilluesve që Apple do të mbajë javën e ardhshme, Apple do të ketë disa lajme të mëdha për iPadOS 16 sipas Bloomberg.

Kompania prej kohësh ka shtuar përpjekjet e saj për të pozicionuar tabletin iPad si një alternativë e një laptopi dhe këtë e ka bërë përmes disa ndryshimeve në softuer.

Burimet e Bloomberg thonë se iPadOS 16 vjen me një ndërfaqen krejtësisht të rimodeluar të punës me disa aplikacione duke prezantuar edhe ndryshimin e përmasave të dritareve.

Aktualisht përdoruesit mund të qasen në aplikacione ose individualisht në ekran të plotë ose dy aplikacione njëherazi me ndërfaqen “Split View.”

Versioni i ardhshëm i iPadOS e ndryshon plotësisht këtë qasje duke e bërë më të lehtë kalimin nga një aplikacion tek tjetri. Një prej spekulimeve të mëdha është se Apple do tu japë mundësi përdoruesve të ndryshojnë madhësinë e dritareve njëlloj si në një kompjuter Windows.

Opsionet e reja të punës me disa aplikacione dhe mundësitë për të ndryshuar madhësinë e dritareve të aplikacioneve të hapura janë një shkëputje drastike me të kaluarën e iPad.