Apple do të paralajmërojë përdoruesit për shëndetin mendor duke përdorur sensorët e iPhone

22.09.2021

Hulumtuesit shpresojnë se të dhëna si mobiliteti, gjumi dhe mënyra sesi njerëzit shkruajnë të arrijnë të identifikojnë gjendje të tilla. Matje mund të bëhet edhe për shprehitë e fytyrës, rimtin e zemrës dhe frymëmarrjet. I gjithë informacioni do të përpunohet në pajisje pa u dërguar asgjë tek serverët e Apple. Aktualisht kompania po punon në […]

Apple do të paralajmërojë përdoruesit për shëndetin mendor duke përdorur sensorët e iPhone Foto: Ilustrim

Hulumtuesit shpresojnë se të dhëna si mobiliteti, gjumi dhe mënyra sesi njerëzit shkruajnë të arrijnë të identifikojnë gjendje të tilla.

Matje mund të bëhet edhe për shprehitë e fytyrës, rimtin e zemrës dhe frymëmarrjet. I gjithë informacioni do të përpunohet në pajisje pa u dërguar asgjë tek serverët e Apple.

Aktualisht kompania po punon në projekte hulumtuese të cilat mund të çojnë në materializimin e këtyre funksionaliteteve. Universiteti i Kalifornisë po studion ankthin, stresin dhe depresionin duke përdorur të dhënat e Apple Watch dhe iPhone të 3 mijë vullnetarëve.

Hulumtuesit do të përdorin të dhënat e marra nga sensorët e iPhone dhe Watch dhe ti krahasojnë ato me intervistat që do tu bëjnë njerëzve dhe shikuar sesi qëndrojnë ato.

Nëse të dhënat përputhen me diagnozat e depresionit dhe ankthit, Apple mund ti përdorë funksionalitetet për të krijuar funksionalitet që paralajmërojnë përdoruesit nëse sheh rëndim të gjendjes mendore./PCWorld Albanian/