Apple dërgon një përditësim emergjent në iPhone dhe iPad

12.10.2021

Detajet rreth problemit mbeten të fshehta, kompania Apple ka inkurajuar përdoruesit e këtyre pajisjeve të përditësojnë sa më parë. Gjatë ditës së sotme, Apple ka lansuar një përditësim në iOS 15 dhe iPadOS 15, por që përmban përditësim jetik sigurie për një dobësi e cila shfrytëzohet nga hakerët në sulme aktive. iOS 15.0.2 dhe iPadOS […]

Apple dërgon një përditësim emergjent në iPhone dhe iPad Foto: Ilustrim

Detajet rreth problemit mbeten të fshehta, kompania Apple ka inkurajuar përdoruesit e këtyre pajisjeve të përditësojnë sa më parë.

Gjatë ditës së sotme, Apple ka lansuar një përditësim në iOS 15 dhe iPadOS 15, por që përmban përditësim jetik sigurie për një dobësi e cila shfrytëzohet nga hakerët në sulme aktive.

iOS 15.0.2 dhe iPadOS 15.0.2 të cilët janë të disponueshëm për shkarkim nga ky moment, përmbajnë një rregullim të korruptimit të memories që i hapte rrugë ekzekutimit të kodit arbitrar me akses të lartë në pajisje thotë Apple në faqen e mbështetjes.

Edhe pse detajet rreth problemit mbeten të fshehta, Apple inkurajon përdoruesit të përditësojnë sa më parë.

iOS 15.0.2 adreson edhe disa probleme të tjera si një problem këllëfët prej lëkure me MagSafe që nuk komunikonin dot me Find My dhe një problem me AirTags që nuk shfaqeshin gjithashtu në tabin e Find My Items.