Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

  • 09.12.2022
Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm

Shumë prej tyre i marrin edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre ushqyesve shtesë nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje. Të dhënat rekomandojnë disa hapa të thjeshtë në përmirësimin e regjimit ushqimor për të përmirësuar shëndetin e zemrës:


Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon; Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet; Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karotat dhe specat.

Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër; Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera; Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E.

Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 përqind kakao.

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind. Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime. /KP

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë